Kryemadhi: Kush flet sot për sistemin bën lojën e Edi Ramës! Dakordësinë e kemi dhënë vetëm për rekomandimet e OSBE/ODIHR

20 Janar 2020, 22:08

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se në Kuvend do të miratohet reforma zgjedhore vetëm sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Sipas saj, të gjitha diskutimet e tjera duhet të bëhen pasi të përmbushet kushti i parë i vendosur nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave, reforma zgjedhore.

Kryemadhi tha se kush flet për ndryshim sistemi, "luan lojën e Edi Ramës". Me këtë deklaratë, kryetarja e LSI-së i referohet propozimeve të ardhura nga opozita e re parlamentare për lista të hapura. Ajo tha se Kuvendi aktual nuk mund të miratojë asgjë tjetër, veç reformës gërmë më gërmë sipas OSBE-ODIHR, dhe se për sistemin duhet të vendosë populli me referendum.