Kryemadhi me strukturat e LSI-së në Tiranë: Të hënën shpalosim programin

21 Janar 2021, 19:55 | Përditesimi i fundit: 2021-01-21 20:08:06

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së Tiranë, ku ka bërë me dije se të hënën do të jetë prezantimi i programit jo vetëm elektoral por të gjitha angazhimeve që LSI do të mbajë. Këtu ka theksuar se në fokus ndër të tjera kanë arsimin cilësor, rininë dhe shëndetin e qytetarëve.

"Ne fokusin tonë e kemi shumë të qartë, për të arsimi cilësor i cili krijon hapësirat më të mira jo vetëm për të konkurruar në tregun e punës, shëndetin e qytetarëve, pra prodho të rinj dhe të reja kuadro të cilët do të drejtojnë, shëroje popullin tënd nga çdo sëmundje  dhe nga CD situatë e një shëndetësie të mjeruar për të cilën u ke premtuar dhe fuqizoje ekonomikisht.

Këto janë 3 pika kryesore të cilat ne i kemi shumë të qarta përsa i përket jo vetëm zhvillimit dhe infrastrukturës që i duhet një shteti por dhe të ardhmes. Ditën e hënë do të jetë dhe prezantimi i programit tonë jo vetëm elektoral por të gjitha angazhimeve tona që ne si LSI do të mbajmë. Na ndajnë  94 ditë nga sot. Nesër hyn dita e 93 që ka lidhje drejtpërdrejti me 25 prilli ku tashmë të gjithë ne duhet të jemi në gatishmërinë numër 1", tha ajo.

Sipas saj çdo ditë e humbur është në favor të varfërisë, papunësisë, shpopullimit. Qëllimi thotë Kryemadhi është për t’i dhënë fund kësaj lloj qeverisjeje.

"Nuk ka më kohë për të humbur. Çdo ditë e humbur është në favor të varfërisë, papunësisë, shpopullimit. Dhe çdo sekondë e fituarështë në favor të një të riu, një të reje, për të pasur një vend pune më të mirë, për të pasur një familje më të fortë, për të pasur një Shqipëri më me integritet dhe një Shqipëri dinjitoze për të cilën ne të gjithë e aspirojmë dhe e kemi të domosdoshme.