Kryemadhi nga Durrësi: Rama tërhiqu sa je në kohë

25 Prill 2019, 18:26

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur nga Durrësi lidhur me protestën e cila zhvillohet ditën e sotme. Ajo tha se qytetarët janë ngritur kundër kryeministrit Rama i cili duhet të largohet sa është në kohë.

"Shqiptarët janë ngritur në protestë kundër një kryesministri që është i kapur nga krimi i organizuar. Kj protestë bëhet për t'i thënë Edi Ramës që je akoma në kohë për t'i dhënë mundësi shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha Kryemadhi.