Kryemadhi nga Elbasani: Taksa progresive ka goditur të varfrit, prioriteti ynë punësimi i të rinjve

16 Janar 2021, 14:56

Në fjalën e saj Kryemadhi është shprehur se prioriteti kryesor i LSI-së është punësimi i të rinjve. Ndër të tjera, ajo ka shtuar se pamundësia e punësimit të të rinjve, vjen si rezultat i varfërisë së familjeve të tyre, pasi ata paguajnë taksa të larta.