Kryemadhi “shet” Bashën: Largimi i Ramës kusht për dialog, jo teza jonë

25 Shtator 2019, 15:48

Teza që të ketë bisedime politike pa Edi Ramën ka qenë e kreut të PD-së, Lulzim Basha”.

Kjo ishte deklarata e fortë e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit në një bashkëbisedim me gazetarët, duke bërë një distancim nga aksion prej disa muajsh i opozitës për largimin e Ramës dhe për të mos negocuar për zgjidhjen e krizës.  

Edhe pse Kryemadhi ka qenë përkrah Bashësh në protestat e zhvilluar nga opozita, duket se ajo nuk ka qenë në një mendje me të, për sa i përket mënyrë së negociatave me Ramën.

Kryetarja e LSI-së ka folur edhe për dekretin e Presidentit Meta, për të shtyrë zgjedhjet duke theksuar se ishte një shans që shqiptarët të kishin mundësi për të zgjedhur e jo për të votuar.

 “Nga ne jo, ka qenë nga zoti Basha. Dekreti i presidentit i 10 qershorit, ishte mundësi që i jepte Rames për ctensionimin e situatës politike dhe për t’ju dhënë mundësi shqiptarëve për të zgjedhur, jo votuar. Basha artikulon sot, ajo ka ndodhur, jo në publik, por është negociuar nga te gjithë palët për të pasur një lloj dialogu.

Në fund të fundit politika dialog është, pavarësisht se shihet se kur është në hall Rama dialogojmë, e kur eshtë ne parajsën e vet, hajt se flasim.

Është e vërtetë por Rama nuk ka qene i sinqertë dhe transparent. 17 maji i tregoi Bashës se Rama jo vetëm nuk i qëndron marrëveshjeve por i kthen edhe në mekanizma që dëmtojnë politikisht partinë që ulet në tavolinë me të por edhe shqiptarët”-tha Kryemadhi.

    No videos found.