Kryeministri Haradinaj sfidon forcat e FSK-së, garë me pompa kundër oficerëve të rinj

13 Dhjetor 2019, 17:10

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sfiduar së fundmi forcat e FSK-së në pompa.

Gjatë vizitës së tij tek Ministria e Mbrojtjes, ai ka vizituar oficerët e rinj të FSK-së ku dhe i ka sfiduar ata

I veshur me kostum serioz, ai papritur ka hequr xhaketën dhe është shtrirë në tokë,  në garë me dy oficerë të tjerë të rinj.

Kujtojmë që Haradinaj ka marrë pjesë në luftën e Kososvës, ku ka treguar aftësi të larta prej ushtaraku.

Ai është një ndër kryeministrat më popullorë të Kosovës dhe shpesh herë jemi njohur me aftësitë e tij të çuditshme, të cilat i ka shfaqur në publik.

Herën e fundit ai është shfaqur në një dasmë duke kënduar krahas artistëve.