Kryeministri italian Giuseppe Conte në Bruksel: Duam një pakt të ri me Evropën

12 Shtator 2019, 12:03

Nuk mund të ishte veçse në Bruksel vizita e parë e Kryeministrit Italian Giuseppe Conte, dëshmitari kryesor i një krize prej së cilës doli sërish si kryeministër i një maxhorance pro europiane.

Kryeministri italian takoi disa nga drejtuesit e institucioneve evropiane, përfshirë presidenten e zgjedhur të Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen.

Siç edhe shkruan në Facebook, Conte shpreson të gjejë në Bruksel konvergjencë për rishikimin e Paktit të Stabilitetit që i lejon qeverisë italiane të bëjë më shumë investime publike.

"Nuk po themi se ne nuk duam t'i mbajmë llogaritë financiare në rregull,  nuk po themi se qëllimi ynë nuk është ulja e borxhit, por ne duam ta bëjmë atë me një rritje të arsyeshme ekonomike dhe me investime prodhuese" - tha para gazetarëve Conte