Kryente veprime të turpshme para vajzës, arrestohet babai monstër/ Rrëfehet për 'Pa Gjurmë' nëna e 15-vjecares

23 Shtator 2020, 17:31

Një tjetër rast dhune denoncohet këtë të mërkurë në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report TV. I tillë është rasti i 45-vjecares nga qyteti i Shkodrës Shqiponja Mashi, e cila rrëfeu në studio 28 vitet e dhunës fizike dhe psikologjike, nga bashkëshorti Agroni. Të dy janë prindër të një vajze adoleshente, e cila erdhi në jetë pas 14 vitesh martesë. Por pavarësisht kësaj dhuna në familjen Mashi nuk u ndal, por vazhdoi me vite deri një muaj më parë, kur 45-vjecarja vendos ta denoncojë duke e cuar pas hekurave bashkëshortin, i cili vuri dorë edhe mbi të bijën 15-vjecare, madje kreu dhe veprime të turpshme në sy të saj.