Ku është burrëria kur ti vret një grua? I vetëm me pankartë në dorë, 46-vjeçari protestë në Fier

2 Mars 2023, 10:16

Vrasja e trefishtë  e grave ditën e djeshme në Tiranë që tronditi mbarë opinionin publik sjellë dhe reagimin dhe indinjatën e 46- vjecarit, Edmond Hoxha në Fier. I vetëm dhe me një pankartë në dorë , babai i një djali 20-vjeçar ka dalë në qendër të Fierit në forme proteste për këtë krim makabër.