‘Kuajt’ e Brexit rendin drejt ndarjes së Irlandës dhe kufizimit të lirisë së lëvizjes.

20 Gusht 2019, 15:28

Nëse dëshironi paqe, duhet të përgatiteni për luftë. Duket se kjo është deviza e kryeministrit britanik Boris Johnson i cili thotë se "Londra po përgatitet për largimin nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, duke adaptuar të gjitha masat paraprake të arsyeshme".

Gjatë një vizite në Royal Cornwall Hospital në Truro, Johnson shpenzoi fjalë sigurie në lidhje me dosjen sekrete të qeverisë britanike, e hedhur në tregun mediatik nga gazeta prestigjoze Sunday Times, dosje e cila hipotezon mungesë të mundshme të ushqimeve, ilaçeve dhe karburantit, në rast të Brexit pa marrëveshje.

Por, për të mos lënë negociatat në plan të dytë, ndërkohë që zërat kundër po fermentohen, kryeministri britanik i ka shkruar dhe një letër Presidentit të Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, në të cilën ai shpreh shqetësimin për një backstop, i cili do të shkaktonte krizë në kufirin delikat midis Irlandës Veriore Britanike dhe Republikës së Irlandës.