"Kujdes timonin dhe paratë në dorë" Parashikimi javor i horoskopit sipas astrologut Jorgo Pulla

20 Mars 2023, 12:25

Duket një javë me ndryshime me marrje vendimesh të rëndësishme në fushën e biznesit, por jo vetëm. Kujdes këtë javë me timonin dhe paratë në dorë, mos jepni asnjë kapar. Më datë 21 mars kemi hënën e re në shenjën e Dashit, kemi ndikime të mëdha dhe favorizime në fushën e punës, ku më të ndikuara do të jenë Dashi, Shigjetari dhe Gaforrja. Po edhe ato që kanë ashendentët në këto shenja gjithashtu do të ndikohen. Është pikërisht kjo kohë, ky moment për ndryshime. Më datën 24-25 mars kemi një ndikim planetar që lidhet me Saturnin dhe Marsin ku duhet të kemi kujdes në lidhje me një punë, një çështje ligjore apo një problem që mund të kemi patur më përpara.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin më të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 20-26 Mars 2023.