Kujtim Gjuzi i thotë se është pjesë e LGBT-së, Beqaj nuk e kundërshton

3 Nëntor 2020, 16:41

Në diskutimet për CENSIN në Komisionin  e Veprimtarisë Prodhuese, deputeti Kujtim Gjuzi ka thënë se ish-ministri Ilir Beqaj është pjesë e komunitetit LGBT. 
Kjo deklaratë e Gjuzit ka ardhur pasi Beqaj kërkoi që në CENSIN të përfshihet edhe pyetja për orientimin seksual. 
“Zoti kryetar në këtë rast Beqaj ka konflikt interesi dhe më duket se është brenda grupit LGBT dhe nëse është nuk ka problem por të paketën ta deklarojë hapur dhe jo vetëm në rastin e censin”, u shpreh Gjuzi.
Kjo deklaratë e Gjuzit u injorua nga deputeti Beqaj.