Kukës militantët djegin goma para KZAZ, policit bashkiak i bie të fikët

19 Qershor 2019, 12:45

Kanë larguar kamionçinën me të cilën do të tentonin të shqyenin me forcë derën e KZAZ. Në Kukës, militantët zgjodhën të djegin goma para KZAZ-së që ndodhet në ambientet e një palestre. Policia, që ndodhet brenda dhe jashtë ambienteve të KZAZ-së në mbrojtje të materialev zgjedhore, ka hedhur gaz lotsjellës. Për pasojë, ka mbetur i lënduar edhe një efektiv i Policisë Bashkiake, i cili së bashku me zyrtarë dhe militantë të PD-së nga bashkia kanë shkuar të zbatojnë dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve, duke mos lejuar që ato të mbahen më 30 qershor siç Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po procedon duke bërë të gjitha përgatitjet. Militantët nga ana tjetër kanë thyer me gurë xhamat e KZAZ-së.