'Kukësi i favorizuar kundër Wolsburgu-t', Josa për skuadrat shqiptare në Europa: Teuta ka shanse, Granada me dy fytyra

16 Shtator 2020, 16:33

Të enjten tre nga katër skuadrat shqiptare do të luajnë shanset e tyre në turin e dytë eliminator të Europa League. Përballë do të kenë ekipe tepër të vështira, por duke parë specifikat e ndeshjeve në periudhën e koronavirusit, sipas Mirel Josës shanset janë për të kaluar. Ish-trajneri i disa skuadrave në Superligë, për Wolsburgu-n, kundërshtarin e Kukësit në Air Albania thotë:

“Wolsburgu është një skuadër që shënon, por edhe pranon gola. Ndeshja është komplet e hapur. Me një takim është sfida dhe gol në fushë kundërshtare nuk ka dhe unë them se Kukësi është i favorizuar. Kjo sepse do të bëj lojën e saj, por duhet të jetë edhe shumë i përqendruar. Duke parë edhe mënyrën se si luan Gega Wolsburgu nuk do ta ketë aspak të lehtë,”-tha ai.