Kukësi mposht Partizanin me gol të kontestuar, verilindorët i marrin kreun Tiranës

26 Janar 2020, 22:16

Pak orë pasi Tirana rrëmbeu përkohësisht vendin e parë Kukësi është rikthyer si udhëheqës i Superligës pasi në Air Albania ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Partizanin, kampionët e Shqipërisë të cilët janë futur sërish në një mini krizë.

Sfida prodhoi raste në të dy krahët, me lojën e cila ishte e balancuar deri në minutën e 67 kur Kristal Abazaj do të mposhte Alban Hoxhën, me një gol i cili do të vijojë të konstestohet gjatë për shkak se nuk u dallua qartë nëse kaloi vijën e portës apo jo. Gjithsesi në fund Kukësi mori fitoren e cila e mban në krye të klasifikimit me 35 pikë, ndërsa për Partizanin kjo ishte humbja e dytë radhazi.