Kuksiani për Report TV: Ja si arusha sulmoi bariun në mal, kemi 4 orë që lajmëruam shtetin

20 Tetor 2019, 13:03

Një banor i fshatit Nangë në Kukës në një lidhje telefonike për Report Tv deklaroi se personi që është sulmuar nga ariu është Akrem Onuzi, i cili ishte bari. Ai tha se kanë kërkuar ndihmë, por prej katër orësh nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga strukturat e shtetit.

"Situata është katastrofë. Kemi katër orë  që kemi lajmëruar. Personi ka tetë orë që është sulmuar, por kemi 4 orë që kemi lajmëruar shtetin, por nuk është bërë asnjë gjë.

Akrem Onuzi është personi që është sulmuar. Është banor i fshatit Nangë. Ka qenë me dhen në fshat, ka lëshuar qentë, i ka sulmuar arusha. Gjendja e tij është katastrofë. Ka persona të fshatit që kanë shkuar tani. Atje ka hapësirë për t'u ulur helikopteri, ndërsa në rrugë tokësore nuk mund të transportohet" tha ai.

    No videos found.