Kungull të mbushur me perime nga zonja Vjollca

11 Qershor 2021, 09:55 | Përditesimi i fundit: 2021-06-11 09:58:46

Kungull të mbushur me perime

Përbërësit:

3 lunguj

1 qepë

1 – 1 1/2  spec I kuq 

1 karrotë e madhe

kripë dhe piper të zi

1 tufë majdanoz

3 lugë gjelle bukë të thekur të grirë

80 gr djath kaçkavall që shkrin

Përgatitja:

Lajmë kungujt I presim atë në ½ për së gjati pastrojmë tulin e gjysmave duke formuar varka me kungull. Tulin që pastruam nga kungujt e grijmë shumë imët dhe e lëmë mënjanë.Vendosim varkat e kungullit në një tepsi. Lyejmë pjesën e varkës me vaj dhe vendosim tepsinë në furrën e parangrohur 200 gradë Celsius për 15 minuta.Presim qepën në kubikë të vegjë;, ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim qepën dhe 1 - 1/2 spec të kuq në kubikë, 1 karrotë të grirë në rende dhe tulin e kungullit të grirë. Të gjithë këto përbërës I gatuajmë në tiganin për 5 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Largojmë perimet dhe I vendosim në një tas, shtojmë majdanoz të grirë, bukë të thekur të grirë I përziejmë dhe 1/2 e djathit të grirë. Nxjerrim kungujt nga furra I mbushim me perimet e gatuara I mbulojmë me djathin e mbetur dhe I vendosim në furrë në temperaturë 200 grdaë Celsius për 20 minuta I shërbejmë të ngrohta.