‘’Kur u bëra nuse nuk doja ta hiqja fustanin’’, ja çfarë ndodhi ditën e damsës së Irini Qirjakos

31 Korrik 2020, 10:43

Ajo është ndër këngëtaret më të njohura të muzikës popullore në vendin tonë. Bëhet fjalë për Irini Qirjakon, e cila numëron plot 45 vite në skenë kushtuar këngës popullore dhe veçanërisht asaj polifonike. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ në rubrikën ‘’ Nostalgji’’ ajo  rrëfeu shumë të pathëna për jetën e saj profesionale dhe personale në karrierën e saj shumëvjeçare.

Një ndër momentet mjaft të vështira në karrierën e saj, ka qenë edhe një koncert në kohën e monizmit të cilën ajo e kujton kështu:

‘’ Erdhi ai I sigurimit që na shoqëronte, se ishte në kohën e monizmit ajo, dhe ‘’ stop’’ tha, koncerti nuk do bëhet, ne nuk hiqnim dorë, mbaj mend edhe Besim Zekthin kishte dhe gruan e tij Sadijen, dhe mbaj mend që I thanë të paktën të iki njëri nga juve, as gruaja as burri nuk iku nga skena, dhe ne nuk lëvizëm nga skena nuk u larguam dhe pastja erdhi ambasadori jonë dhe ai vetëm me ambasadorin u detyruam të dalim jashtë, u bë kontroll në fakt ajo ishte gjë e re nuk ishte e vërtet por kjo u bë për të sabotuar koncertin dhe pastaj kur dolëm jashtë, u futëm brenda menjëherë, e verifikoj shumë mirë shteti frances dhe koncerti pastaj u bë, u bë nami në koncert, Kishte shumë shqiptar edhe francez kishte, me flamurin shqiptar në sallë duke brohoritur për Shqipërinë, e imagjinoni cfarë emocionesh kemi përjetuar ne dhe aty kur pamë shqiptarët në skenë na dukej sikur ishim në mëmëdheun tonë’’ u shpreh ajo.

Ajo u kthye pas në kohë, në ditën e saj të dasmës, ku tregoi edhe disa foto, por ndryshe nga çmund të imagjinonim Irini nuk ka pasur dëshirë që të bëhet nuse, mirëpo momenti kur veshi fustanin e bardhë duket se ndryshoi gjithçka:

‘’ Unë nuk kam dashur të bëjë dasmë fare, kjo ishte më e bukura dhe burri im ishte çun I vetëm dhe vjehrra dhe vjehrri im donin që të bënin dasëm, 5 motra ai dhe një djalë. Në shtëpinë time nuk bëra dasëm unë, se ne 6 fëmijë mamaja ime nuk kishte mundësi ekonomike,por dhe këta ishin gjashtë fëmijë, por këta e shtrënguan dhe thanë djalin nuk e nxjerrim pa dasëm, vjen vjehrri dhe më lutet ‘’ Të keqen babai, unë e kakm një djalë të vetëm dhe dua ta bëj dasmën’’ dhe pastaj mirë thash unë bëjeni, mirëpo kur u vesha dhe u bëra nuse pastaj, ua sa më pëlqeu nuk doja ta hiqja fustanin’’ u shpreh ajo duke thënë se më pas e kishte kënaqësi shumë të madhe të vishej nuse.