Kurbin/ Gjen vdekjen, bie në gropën anash urës pasi do komunikonte me policët, flasin dëshmitarët

10 Gusht, 12:01

KURBIN-  Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pasi ka rënë nga ura në një lumë në fshatin Skuraj të Kurbinit. Ai ka qenë duke udhëtuar me makinë kur policia i ka kërkuar të ndalojë për të ushtruar një kontroll rutinë.

Mësohet se vikitma është Luigj Gjeloshi, 54-vjeç. Fillimisht nuk i është bindur thirrjes së bluve duke ecur drejt urës me automjetin e tij, në të cilin ndodhej bashkë me vajzën dhe bashkëshorten.

Një dëshmitar i cili është ndodhur në vendin e ngjarjes shprehet se viktima ka lënë makinën pak metra më tutje dhe është afruar pranë urës për të folur me punonjësit e policisë. 

Aty ai ka rënë në një gropë në korsinë e kalimtarëve duke përfunduar në lumë. Sipas dëshmitarit 54-vjeçari ka pësuar dëmtime të forta në kokë, gjë e cila mund të ketë sjellë edhe vdekjen e tij.

Kategori të tjera