Kurti: Do jem kryeministri që do ketë raportet më të mira me Tiranën!

3 Mars, 14:16 | Përditesimi i fundit: 2021-03-03 14:40:32

TIRANË- Kreu i VV-së, Albin Kurti ka qenë i pranishëm ditën e sotme në prezantimin e kandidatit për deputet në 25 prill, Boiken Abazi. Ai është ndalur që të flasë edhe për marrëdhënien me qeverinë shqiptare, ku tha se do jetë kryeministri që ka pasur marrëdhëniet më të mira me Tiranën zyrtare.

"Unë do të kem marrëdhënie më të mira që ka pasur ndonjë kryeministër me Tiranën Zyrtare me Kosovën e pas luftës", tha  Kurti.

Teksa foli me superlativa për Abazin, Kurti tha se VV në Shqipëri në këto zgjedhje synon që të marrë votën e "shqiptarëve të pakënaqur".

"Mbushen 15 vjet që njihem me Bojken, është aktivist i pathyer është i pakorrutuar, shqiptarët kanë nevojë për ndryshime edhe në Kosovë edhe në Shqipërisë. E njoh më mirë se familja e tij, sfidat që kemi kaluar në Kosovë e kanë kalitur që ta përfaqësojë qytetari këtu në Kuvendin e Republikës si pak kush më parë në Shqipërinë, që ende nuk po e përmbyll tranzicionin. Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e shqipërisë dhe e jona, ne nuk i dallojmë ata", u shpreh ai.

Kurti i ndal edhe në mundësinë se me cilën palë politike mund të bëjë koalicion paszgjedhor. Kurti zgjodhi që të mos jepte një përgjigje konkrete.

"Nuk e këshilloj kandidatët e VV, se këta e dinë më mirë se unë, por ne dëshirojmë që shteti shqiptar të mos ketë korruspion, krim, të ketë drejtësi, punësim, gjithëpërfshirje sociale që të mos jetë për disa 'nënë e dashur', e për disa 'njerkë e hidhur', iu takon kandidatëve që t'i shpalosin listën e prioriteteve", tha ai.

 

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha