Kush do ta rigjykojë dosjen 'Hajdari'? Çështja i kalon Gjykatës së Lartë (jashtë funksionit), Izet Haxhia mbetet në burg

7 Tetor 2019, 16:03

TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke ia kaluar dosjen 'Hajdari' Gjykatës së Lartë për interpretim se kush duhet ta gjykojë, por ky institucion ende nuk është ngritur. 

Ndërkohë që gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Izet Haxhisë për lirim nga qelia dhe qëndrimin në 'arrest shtëpie' deri kur të shprehet gjykata e Lartë. Tashmë Dosja 'Haxhia' është një nga 22 mijë dosjet e Gjykatë së Lartë që janë në pritje. Një vendim të tillë avokati i Izet Haxhisë e ka cilësuar si zvarritje të procesit.Pas ekstradimit nga Turqia, Izet Haxhia fitoi të drejtën e rigjykimit, pasi u dënua në mungesë. Fillimisht ishte Gjykata e Tiranës që e kaloi cështjen për moskompetencë te Krimet e Rënda, ndërsa tashmë dosja kalon në Gjykatën e Lartë për interpretim, pasi prokuroria e Krimeve të Rënda u shpreh se është pikërisht ky institucion që duhet të vendosë se ku duhet të gjykohet.

Izet Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Azem Hajdarit

    No videos found.