Laç, aksident pranë kryqëzimit në Patok, SMART-i përplaset me një trailer, humb jetën drejtuesja

26 Qershor, 13:52 | Përditesimi i fundit: 2019-06-26 15:39:06

Një 26 vjeçare ka ndërruar jetë para pak minutash pasi ka goditur nga pas një 'trajler'.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Fushë- Krujë- Milot, në afërsi të kryqëzimit të Patokut.

Drejtuesja Sonila Gurra po udhëtonte me një mjet të tipit 'Smart'. Pas aksidenitit, ajo është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak të Tiranës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në ambientet e këtij të fundit.

Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Kategori të tjera