Laç, dy mjete përplasen mes tyre, përfshihet edhe një biçikletë, humb jetën drejtuesi i saj

22 Shtator 2020, 20:59

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Laç-Patok, ku mjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është përplasur me mjetin me drejtues A.K.,si dhe është përfshirë në aksident edhe 55-vjeçari që udhëtonte me biçikletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut  dhe rrethanave të ngjarjes.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke bërë që në aksident të përfshihet edhe një biçikletë, drejtuesi i të cilit ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.

Nga përplasja humbi jetën 55-vjeçari  D.F., i cili nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra.