Lame: Në kadastrën e Vlorës ka presione kriminale! Do ketë ndryshime nga drejtori deri te punonjësi më i ulët

29 Nëntor 2020, 18:15

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame pranon se lëvizjet e shpeshta në kadastrën e Vlorës kanë ndodhur si rezultat i presioneve kriminale. Nga qyteti i Korçës, Artan Lame tha se interesat e larta të tokave të bregdetit në këtë zonë  kanë sjellë një situatë të tillë në kadastrën e Vlorës. Por numri një i kadastrës  paralajmëroi përsëri ndryshime në këtë zyrë.

 “Ka pasur presione nga më i vogli dhe në me i madhi pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizimit”. Sa i takon ndryshimeve në Kadastrën e Vlorës, ai tha se do të vazhdojnë nga drejtori i përgjithshëm deri te punonjësi më i ulët”, shprehet Lame.

Kreu i Kadastrës tha se institucioni që ai drejton synon të certifikohen tokat e marra me ligjin 7501 dhe 20 mijë familje që kanë aplikuar të pajisen me AMTP.

“Kur u bë ligji i ri 20/20,u gjykua në Kuvend dhe u la një 6-mujor tjetër për aplikimet e familjeve që nuk ishin pajisur me AMTP, ne bëmë një përllogaritje të këtyre familjeve të cilat na rezultuar rreth 20.000 një shifër afrofe dhe u la ky afat 6-mujor. Të gjithë fermerët kanë aplikuar në bashki dhe me pas këto regjistra i marim ne për të vijuar me procedurat”, tha Lame.

Për sa i përket situatës në të cilën ndodhet vendi për shkak të COVID-19 dhe ndikimit Lame, shprehet se përveç të tjerash kjo situatë i ka penalizuar edhe ata për dhënien e certifikatave të pronësisë.