Lapsusi i Kryemadhit në Sauk, ngatërron Ramën me Metën: Dje pamë një xhiro të presidentit që ...

10 Janar 2021, 11:24 | Përditesimi i fundit: 2021-01-10 11:25:22

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka bërë një gafë gjatë takimit me banorët e Saukut në njësinë nr 2 në Tiranë, ku teksa ka hedhur akuza ndaj qeverisë lidhur me situatën e përmbytjeve, ka ngatërruar kryeministrin Edi Rama me presidentin Ilir Meta.

Kryemadhi në vend që të thoshte se ka parë Ramën duke bërë xhiro me maskë, tha presidenti.

"Dje pamë një xhiro që bëri mbi një argjinaturë presidenti (kryeministri), me maskat dhe e vetmja gjë e re që ka sjellë janë stilimet e maskave të tij, por asnjë gjë nuk po shikojmë në jetën e përditshme të shqiptarëve në familjet e tyre", tha Kryemadhi.