Largimi nga tryeza? Hajdari: Ishte emocional, na provokoi përfaqësuesi i PD-së

25 Shtator 2019, 13:22

Bashkë-kryetarja e komisionit të Reformës Zgjedhore u rikthye në sesionin e dytë të tryezës së OSBE-së duke kërkuar ndjesë për largimin nga sesioni i parë. Reagimin, ajo e cilësoi si emocional, pasi akuzoi përfaqësuesin e PD-së, Ivi Kaso se nuk erdhi si teknikcien, por si përfaqësues politik i PD-së.

"Më lejoni të bej sqarim te vogël. Ishte një reagim emocional se kishte një rend ditë që u ndryshua. Ishte një reagim emocional, zoti Kaso që erdhi këtu nuk është teknikcien, por anëtar i kryesisë së PD-së, person politik. Kaso duhet të ishte qortuar edhe nga ambasadori, pasi po mundohet të bllokojë procesin e reformës zgjedhore.

Patjetër që do të kemi probleme dhe shqetësime, më erdhi keq që nuk dëgjova ekspertët e parë. Grupi parlamentar demokrat dhe i pavarur do të qëndrojnë dhe do të vijojnë punën. Ky ishte një reagim emocional dhe i natyrshëm. Nuk mundet askush që të bllokojë këtë proces. Ne do të rrimë në parlament dhe në komisionin e reformës dhe partneritetin tonë me ndërkombëtarët për të dhënë shqiptarëve reformën zgjedhore" tha Rudina Hajdari.

    No videos found.