Lazanjë verore me perime nga zonja Vjollca

2 Korrik 2021, 11:07

Lazanjë verore me perime

Përbërësit:

12 peta lazanjë

3 kunguj të njomë

3 speca të kuq dhe të verdhë

2 karrota

250 gr mozzarella

250 gr rikota

2 lugë gjelle djath grana padana

Beshamel

40 ml vaj ulliri

50 gr miell

500 ml qumësht

Kripë

Arrëmoskat

Përgatitja:

Lajmë perimet dhe I presim ato në shirita. Vendosim në zjarr një tigan me 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 thelpi hudhër sa hudhra të filloj të flluskojë në vaj shtojmë perimet, kripë I kaurdisim ato për pak minuta deri sat ë ulin volumin. Ndërkohë kemi përgatitur dhe beshamelin. Në një tepsi me brinjë 25x25 cm shtojmë 2 lugë gjelle beshamel e hapim në të gjtihë sipërfaqen dhe vendosim një shtresë me peta lazanjë të lagura me ujë të ngrohtë përhapim përsëri 2 lugë gjelle beshamel dhe shtrojmë 1/3 e perimeve të cilat I mbulojmë me djath mozzarella të grirë po ashtu shpërndajmë dhe 1/3 e rikotës. I mbulojmë me petë dhe këtë process e përsërim në 3 ose 4 shtresa në fund nuk I mbulojmë përbërësit por shtojmë djath grana. E pjekim në temperaturë 180 gradë Celsius për 35 minuta.