Lazio përmbys Interin dhe merr vendin e dytë, fiton Napoli dhe ngec Real Madrid

17 Shkurt 2020, 10:02

Lazio është skuadra anti-Juventus në Serinë A. Bardhekaltërit fituan me përmbysje ndaj Interit 2-1 në “Olimpico” duke parakaluar Interin në klasifikim dhe mbeten vetëm një pikë larg Juventusit kryesues. Zikaltërit e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Ashley Young por në 45 minutat e dytë gjithçka ndryshoi.

Ciro Immobile barazoi fillimisht me një penallti të shkaktuar nga ishi De Vrij duke mposhtur Padellin. Goli i fitores për Lazion vjen në minutën e 69-të dhe ai që ngre peshë tifozët lacial ishte Sergej Milinkovic Savic që e dërgon topin pas shpinës së portierit zikaltër. Interi humbet pas 4 muajsh ndërsa zbret në vend të tretë.Sonte luhet Milan-Torino.