Lehtësohen masat anti-COVID! Shtyhet me dy orë qarkullimi i lëvizjes, orari i bareve e restoranteve

11 Prill 2021, 12:14 | Përditesimi i fundit: 2021-04-11 14:47:01

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, kanë bërë të ditur vendimet e fundit, të lehtësimit të disa masave në vend.
 Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Manastirliu deklaroi masat e reja që fillojnë nga dita e hënë, datë 12 Prill.

"Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga dita e nesërme, datë 12 Prill. Po kështu, aktivitetin e bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit. Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet", deklaroi Manastirliu.