Lek Plepi i bashkohet PD, ja arsyeja e çuditshme që duhet të votohet numri nëntë sipas tij

12 Prill 2021, 13:01 | Përditesimi i fundit: 2021-04-12 13:04:35

Dy forcat kryesore politike vijojnë të marrin mbështetjen e artistëve të njohur në vend të cilët shfaqen hapur krah të njërës apo tjetrës parti, duke ftuar qytetarët të votojnë.

Ditët e fundit Partisë Demokratike i është bashkuar personazhi i njohur, Lek Plepi, i cili përmes një videoje ka ftuat të gjithë shqiptarët që më 25 prill të votojnë për PD.

Sipas Lek Plepit, shqiptarët duhet të votojnë për Partinë Demokratike dhe numrin nëntë, pasi ajo rrjedh nga fjala nënë.

“Fjala me e shtrenjte është fjala, nënë, dashuria më e madhe është ajo e nënës, ju bëjë thirrje të votoni numrin 9”, ka thënë Lek Plepi.