Lerda vlerëson futbollistët për zemrën që dhanë në fushë, Rama Luajtëm 10 kundër 12

5 Tetor 2019, 22:46

Trajneri i Partizanit Franco Lerda ka vlerësuar në maksimum futbollistët pas barazimit 1-1 kundër teutës. Sipas italianit të luash në atë mënyrë me 10 lojtarë për gati një orë kundër Teutës është diçka e madhe.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve, pasi bënë një ndeshje përtej anës teknike, duke dhënë zemrën në fushë. Kemi luajtur për një orë me 10 lojtarë ndaj kundërshtarit që renditet i pari në renditje. Sigurisht që ishte shumë e vështire. Unë nuk I komentoj arbitrat, por pamjet televizive flasin qartë,"- u shpreh Lerda.Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e të gjithë djemve sot. Mendoj që kampionati jonë i vërtetë fillon sot. Kishim një hapje me fitore në derbi, por sot treguam që jemi një ekip që kemi bërë hapa përpara. Në ecurinë tonë, rëndësinë më të madhe se sa 3 pikët ka paraqitja e ekipit, intensiteti, përqendrimi dhe mënyrë se si luajnë. Sot fatkeqësisht e filluam ndeshjen me një karton të kuq. Kartoni i kuq ishte përkundrejt lojtarit tonë të 12-të, tifozëve, të cilët nuk patëm mundësi t’i kishim në stadium me gjithë dëshirën tonë për t’i patur. Duke u përpjekur me FSHF dhe Komisionin e Disiplinës që të konvertonim dënimin.

Një pabarazi gjykimi kjo për sa i përket Tiranës që arriti të shlyente një ndeshje të dënimit me sfidën e Kupës, ndërsa ne jo. Na u hoq një element shumë i rëndësishëm i lojës tonë, lojtari i 12-të dhe fatkeqësisht kemi luajtur ndeshjen në një situatë 10 kundër 12. Unë nuk merrem me episodet jam gjithmonë shumë i gatshëm të pranoj dhe toleroj shumë element të ndeshjes edhe për sa i përket arbitrave.