Letra e Ramës/ Kryemadhi: Dialog me shqiptarët dhe me partitë politike

23 Maj 2019, 19:49

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur e gatshme për dialog mes partive politike, por ndryshe nga aleati i saj, Basha, nuk ka vendosur si parakusht largimin e Ramës nga posti i kryeministrit.

"Dëgjojmë si qurravitet dhe shkruan letra për Bashës, tregon që ka frikë, që është gati të bëj çdo kompromis për karrigen e tij. Ka një përgjigje, nuk ka kompromis, por ka dialog të shqiptarëve me njëri tjetrin dhe partitë politike për të larguar njëherë e përgjithmonë fytyrën e krimit nga politika shqiptare dhe nga zgjedhjet shqiptare. Sot ne jemi më të qartë se kushto tjetër, që nuk ka zgjedhje në Shqipëri që t'i bëjë Rama siç i bënte Enver Hoxha", shprehet Kryemadhi.