Ne sot kemi një jetë të ngarkuar, një jetë me stres, me lodhje fizike e mendore, ndaj shumica e njerëzve vitet e fundit edhe në vendin tonë janë përqafuar me praktika të reja për të çlodhur veten dhe për të krijuar një lloj ekuilibri midis mendjes, shpirtit dhe trupit si joga, meditimi, pilates e të tjera. Një nga instruktorët e jogës më të njohur në vend, Klodian Murati ishte i ftuar në studion e "Rreze Dielli" për të na treguar disa ushtrime shumë të thjeshta që mund t'i bëjnë moshat e mëdha në shtëpi ose kudo. "Që ti të kesh energji duhet të vendosesh në lëvizje, në çfarëdo lloj lëvizje që ti bën, rëndësi ka që mos bësh lëvizje të gabuara dhe të ekzagjeruara për atë çka trupi yt të lejon. Lëvizje shumë të thjeshta sjellin mjaft benefite, nëse i bën në përditshmërinë tënde" thotë Klodi. Ndërsa për më të rinjtë ai tregon dhe demostron dy ushtrime për të nisur ditën plot energji. Por flasim dhe për relaksimin e muskujve të qafës, dhimbjes së kokës si dhe posturat e gabuara të qëndrimit në zyrë dhe pozicionet e gabuara në makinë, tregojmë disa ushtrime të thjeshta si dhe qëndrimin e duhur të trupit.
No videos found.