Lezha përfshihet nga një mjegull e dendur, krijohet vështirësi në qarkullimin e makinave

26 Shkurt 2021, 21:01

Qyteti i Lezhës është përfshirë nja një mjegull e dendur gjatë mbrëmjes së sotme. Mjegulla ka nisur rreth orës 19:00, dhe ka krijuar vështirësi shumë të madhe në lëvizje në rrugët e qytetit dhe akset nacionale. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV, mjegulla e dendur ka mbuluar gjithë qytetin.