Lezhë/ Burg për dy të rinjtë, tentuan të transportonin dy bomba me telekomandë drejt Malit të Zi

5 Dhjetor 2020, 14:53

Gjykata e Lezhës la në burg dy personat e kapur me bomba me telekomande në tentative për t'i transportuar drejt Malit të Zi. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, Erol Çiçi dhe Maringlen Gruda, mësohet të kenë thënë se çanta ju është dhënë nga një person i tretë dhe nuk kanë patur dijeni se brenda saj të ketë patur lëndë shpërthyese.

Sipas tyre ata kanë qenë duke lëvizur me personin në fjalë, por duke qenë se i ishte prishur makina ju ka dhënë çantën e ju kishte thënë që ta prisnin në Lezhë. Por pretendimet e tyre nuk u morën parasysh nga gjykata e cila referuar provave të paraqitura nga prokurori Arben Agovi vendosi masën e sigurisë arrest me burg për dy të ndaluarit.