Lezhë/ I dënuari për dhunë në familje arratiset nga burgu i Shënkollit! Paraqet rrezikshmëri shoqërore, shpërblim 10 000 euro kush ka informacion

4 Shkurt, 14:54 | Përditesimi i fundit: 2025-02-04 15:45:37

LEZHË Daut Laze vuante dënimin në burgun e Shënkollit në Lezhë, të shndërruar prej më shumë se 2 vitesh, në strehën e përkohshme të të burgosurve me probleme të shëndetit mendor.

Mbrëmjen e së hënës, (3 shkurt 2025) 49-vjeçari nga Çorovoda, por me banim në Tiranë, i cili ndodhej i shtruar në dhomën e mjekimeve në spitalin e burgut të Shënkollit. I dënuari me mjekim të detyruar, ka mundur të largohet nga rrethimi i institucionit të posaçëm mjekësor brenda burgut, duke kapërcyer murin. Mungesa e tij në dhomë u vu re vetëm në orët e para të mëngjesit të së martës gjatë ndërtimit të turneve dhe kryerjes së apelit.