Lezhë, nis vaksinimi i të moshuarëve mbi 80-vjeç

4 Mars 2021, 15:54

LEZHË- Procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi 80-vjeç vijon. Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka qenë sot për të parë nga afër procesin në qytetin e Lezhës. Ministrja Manastirlu tha se më 15 mars në Shqipëri do të vijnë 8.000 doza të tjera vaksine nga Pfizer. Sipas saj sapo të vijnë dozat AstraZeneca fillohet me vaksinimin e mësuesve.