Lezhë/ Po dërgonte fëmijët në shkollë, plagoset me 2 plumba në këmbë Hilë Gjini! Policia identifikon autorin

1 Dhjetor 2020, 08:48 | Përditesimi i fundit: 2020-12-01 08:55:50

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm (1 dhjetor) në fshatin Balldre të Lezhës. I plagosur ka mbetur Hilë Gjini teksa ka dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë. Ngjarja ka ndodhur në orën 08:00.Ndërsa ka hipur në makinë, Gjini është qëlluar me dy plumba në këmbënga një armë automatik nga një banor i zonës me iniciale Gj.Gj. Gjatë kësaj kohe, i plagosuri ka qëndruar në makinë derisa ka mbërritur ambulanca dhe e ka dërguar në spitalin e Lezhës. Nga informacionet paraprake nuk dihen shkaqet e kësaj ngarje ndërsa policia ka shkuar tek vendi ku ndodhi plagosja dhe po punon për kapjen e autorit.