Lezhë/ Punonjësi i rrugës dhunon priftin ortodoks, Koço Kapedani

18 Janar 2021, 11:29

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në qytetin e Lezhës këtë të hënë. Një punonjës i rrugës së këtij qyteti ka dhunuar një prift ortodoks. Në videon e siguruar nga Report Tv, shihet momenti kur punonjësi e ka goditur priftin Koço Kapedani me një send të fortë në kokë.