Lezhë-Laç, furgoni dhe makina përfundojnë jashtë rruge pas aksidentit, 2 të lënduar

12 Shkurt 2019, 12:35

Një aksident është shënuar këtë të martë në aksin Lezhë- Laç  ku një furgon mallrash është përplasur me një automjet tip "Renault" dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona .

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës, pranë kryqëzimit të ishullit Shëngjin ku drejtuesi i furgonit, ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte dhe për pasojë është përplasur me një mjet  tjetwr tip "Renault".

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve. Ende nuk dihen identitet e tyre po mësohet se vajza që po drejtonte mjetin tip "Renault" është transportuar për në spital dhe ndodhet në gjëndje të rënde. Policia në vendngjarje po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit