Libër me ilustrime për Sabiha Kasimatin, pasardhësja: Duhet të njihet në nivel europian

17 Shkurt 2020, 16:08

“Kundër rrymës”, një histori për Sabiha Kasimatin, miken e peshqve është libri i ri me ilustrime u promovua në Tiranë. Historia e jetës së biologes dhe iktiologes tregohet përmes ilustrimeve nga perspektiva e peshqve, të cilët Sabiha Kasimati i studioi, duke synuar që fëmijët edhe të rinjtë e sotëm të ndërgjegjësohen për regjimin socialist edhe terrorin e ushtruar mbi intelektualët e kohës. Bashkautorët Vytene Muschik dhe Lina Itagaki rrëfejnë punën për realizimin e këtij botimi.

“Çdo gjë filloi rreth një vit më parë. Në një projekt që po punonin në Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit bashkë me kolegen, gazetaren Fatmira Nikolli, mësova për herë të parë emrin e saj. U befasova me punën e saj. Ishin dhjetë shkencëtarë edhe një grua. Kur shkuam në Korçë, pamë liceun francez të asaj kohe, ku ka qenë vetëm një grua Sabiha Kasimati. Më pas folëm për ekzekutimin në vitin 1951, ku u ekzekutuan 22 intelektualë edhe ishte vetëm një grua, Sabiha Kasimati. Më pas kur studiova fatin e saj, faktet, arrita të kujtoj se është shumë e rëndësishme që të flasim për të kur diskutojmë për diktaturën në Shqipëri. Për të krijuar këtë histori, dialogët, punuam një grup me lituanin dhe Shqipërinë. Në fund autori në Lituani, Marius Marcinkevicius, na ndihmoi me tekstin edhe i erdhi një ide shumë e mirë, që dialogët të shihen nga pikëpamja e peshqve. Kishte shumë rëndësi që ky libër të bazohej në fakte të vërteta, por edhe të përdornim fantazinë tonë, për të krijuar dialogët, që mund të ndodhnin në atë atmosferë”, shprehet autorja Vytene Muschik.