Liderët e Bashkimit Europian, ‘të ftohtë’ me planin e ri të Johnson për Brexit

3 Tetor 2019, 13:59

Partnerët evropian pavarësisht se inkurajuan kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson të bëjë propozime të mëtejshme për Brexit, por në fund ata mbetën shumë të ftohtë.

Guy Verhofstadt, Kordinator i Parlamentit Europian për Brexit, sqaroi reagimin e tij negativ ndaj propozimeve të paraqitura nga kryeministri britanik. Sipas tij, propozimet shërbenin vetëm për të hedhur fajin mbi Brukselin për dështimin e negociatave me Mbretërinë e Bashkuar. Vetëm negociatori Michel Barnier ishte pak më optimist.

Është bërë përparim, por ende duhet shumë punë për të arritur tre objektivat e Backstop; asnjë kufi ekonomik irlandez ose mbrojtje e Tregut të Vetëm Europian, që do të thotë mbrojtje për konsumatorët, qytetarët dhe bizneset brenda Tregut të 27 Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian.”

Lideri i partisë kryesore opozitare, Jeremy Corbyn, kohë më parë i pasigurt për të qëndruar në Europë apo për të organizuar një referendum të dytë, deri tani ka pritur propozimet e Johnson.

“Ky është një projekt më i keq se ai i ish kryeministres Theresa May dhe unë nuk shoh arsye për ta mbështetur. Projekti zhvlerëson Britanin e Madhe dhe hedh në erë marrëveshjen e së Premtes së Shenjtë.”

Për Kryeministrin irlandez Leo Varadkar, propozimet e reja për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian nuk i arritën plotësisht objektivat e dakorduar.

    No videos found.