Liderja e opozitës në Bjellorusi nxit BE-në për sanksione ndaj presidentit Lukashenko

21 Shtator 2020, 15:40

Bashkimi Europian duhet të ndërmarrë veprime me më shumë kurajë kundër presidentit Alexandër Lukashenko, tha liderja në mërgim e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanoskaya.

Ajo i bëri thirrje ministrave të Jashtëm që të jenë më të ashpër dhe të vendosin sanksionet e premtuara kohë më parë.  

Planet për sanksione janë shtyrë, çka pengon përpjekjet për të marrë një qëndrim të vendosur pas zgjedhjeve të kontestuara të gushtit dhe abuzimeve me të drejtat e njeriut që vijuan më pas.

Deklarata e Tsikhanouskayas erdhi gjatë një konference për shtyp të hënën në Bruksel të mbajtur me ministrat e jashtëm të BE-së. 

Liderja opozitare, e cila u largua nga Bjellorusia pas zgjedhjeve të 9 gushtit, tha se sanksionet kundër qeverisë në fuqi do të kenë një rëndësi primare në betejën e opozitës. 

 “Ato do i detyrojnë të ashtu-quajturit autoritete që të nisin bisedimet me ne. Kemi shumë nevojë për këtë nga BE-ja. Sepse ky është qëllimi kryesor i betejës tonë për momentin”.