'Ligjet' diskutojnë për sistemin zgjedhor, Gjiknuri: Cili vend ka lista të hapura e koalicione?

28 Shtator 2020, 11:18 | Përditesimi i fundit: 2020-09-28 15:17:32

TIRANË"Ndodh një tërmet i madh politik, ndryshoi  Kushtetuta, kështu që jemi të detyruar të ndryshojmë Kodin"!  Kështu e argumentoi Damian Gjiknuri propozimin e PS për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore gjatë shqyrtimit të propozimeve në Komisionin e Ligjeve.

Duke marrë si shembull Bashën dhe Kryemadhin, përfaqësuesi i mazhorancës shpjegoi pse sipas tij, është e pamundur  të ruhen koalicionet parazgjedhore me lista të hapura.

Për shembull, Lulzim Basha numri 1 në Tiranë, Monika Kryemadhi numri dy dhe treshin ja lemë Shpëtim Idrizit. Unë po tregoj si do jenë listat e opozitës sipas mendimit tim! Si e mendoj unë listën po të isha Lulzim Basha, po s'jam. Elektorali është i qartë, edhe numri 2 edhe numri 5 është i qartë i LSI-së! Pra nëse zgjidhet, Monika atje thotë është mandati i LSI-së. Numri 5 zgjidhet Brahimllari, pra ata janë të qartë dhe formojnë grupin e tyre parlamentar“, tha Gjiknrui.

Por për Myslim Murrizin, marrëveshja e 5 qershorit nuk është as bibël dhe as Kuran. Nëse votohet drafti i PS, pa marrë në konsideratë propozimet e opozitës në Kuvend, deputeti Murrizi paralajmëroi se do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. " Nëse kaloni këtë draft do ta çojmë në Kushtetuese. Edhe Verr Llapa të jetë gjykatës e hedh poshtë", tha Murrizi.

Nga gjithë debatet e krijuar për çështjen e listave dhe koalicioneve, Ralf Gjonit i duket sikur është njëherë në serialin "Games Of Thrones" dhe njëherë në filmat e Rackapurit, sipas së cilit të trija partitë e mëdha po luftojnë për fronin, por "janë bashkë në këtë valle".