Lija e majmunëve, Ministrja e Shëndetësisë: Mbërrijnë testet e para në vend, do kryhen në ISHP

27 Qershor 2022, 11:24

Kanë mbërritur në Shqipëri testet e para për diagnostikimin e rasteve të dyshuara me linë e majmunit apo kontakteve të tyre. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manatirliu vizitoi sot laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik, ku bëri me dije se testimet për linë e majmunit do të kryhen në Shqipëri.