Liljana Kondakçi flet për vitet e shkuara: Parashqevi Simaku fitoi me këngën time, nuk kishte rivalitet mes këngëtarësh!

10 Dhjetor 2019, 16:20

Liljana Kondakçi rikthehet në festivalin e 11 të këngës pas 47 vitesh, në magjinë që të ofron një skenografi e thjeshtë, por e mbushur me tingujt që të ftojnë të ëndërrosh.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” këngëtarja ka rrëfyer emocionet e rikthimit në këtë festival, 47 vite më pas, duke e konsideruar shumë të rëndësishme këtë rikthim një festivali, që ka një rëndësi të veçantë jo vetëm artistike, por edhe njerëzore.

Ajo risjell edhe njëherë në vëmendje kujtimet e atij festivali që shkaktoi një ‘tërmet’ në botën artistike të asaj kohe.

Fatmirësisht nuk ishte një nga shenjestrat e regjimit dhe kënga e saj vijoi të transmetohej, por për Liljanën, ajo kohë ka një shije të keqe, që gjithsesi nuk e pengoi dot që të vazhdonte të mbante lart me zërin e saj, muzikën shqiptare.

Kënga ime nuk kishte asnjë problem, por për kolegët më erdhi shumë keq, megjithatë janë gjëra që unë i diskutova me veten. Kjo nuk më stepi, festivali vazhdoi çdo vit normalisht. Është jashtë mase e vështirë të përzgjedhësh një këngë si më të preferuarën, vitet e mia janë shumë, në emisione mund të thuash vetëm pak, por ‘Mesnata’ dhe ‘Xhaketa e kuqe’ janë dy këngë që kanë lënë gjurmë.”

Një artiste si Liljana Kondakçi nuk e ushqen veten me idenë se një këngë e mirë duhet të marrë patjetër një çmim në festivale. Për të, një këngë e mirë është ajo që mbetet në memorie të publikut. Në “Rreze Dielli”, ajo tregon se nuk kishte rivalitet për çmime mes këngëtarësh, të cilat konsideroheshin elitë e muzikës, në kohën kur ajo këndonte në festivale. 

“Kënga e Rinisë, me të cilën Parashqevi Simaku mori çmimin e parë, ishte e imja. Parashqevia kishte një këngë që nuk iu përshtaste shumë dhe meqë unë kisha dy këngë, u diskutua dhe kënga ime, kënga e rinisë iu dha asaj, me të cilën fitoi, pasi iu përshtat dhe doli bukur. Ne I kemi përkrahur këngëtarët, artistët e rinj, siç ishte Parashqevi Simaku në atë kohë.”, shprehet këngëtarja Parashqevi Simaku.