'Lionel Messi është në listën tonë', drejtori i Paris SG: Neymar-it dhe Mbappe-s nuk do t'i lutemi për rinovimin

18 Janar 2021, 18:30 | Përditesimi i fundit: 2021-01-18 19:17:57

Drejtori sportiv i Paris SG, Leonardo, ka bërë tifozët e klubit të ëndërrojnë për Lionel Messi-n. ‘Pleshti magjik’ është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonës dhe shumë klube po monitorojnë me kujdes situatën. I pyetur nga ‘France Football’ rreth kësaj çështje Leonardo është shprehur:

“Lojtarë të mëndhenj si Lionel Messi do të jenë gjithmonë në listën e dëshirave të Paris SG. Por padyshim që nuk është koha për të folur për këtë, ose për të ëndërruar për atë. Ne jemi ulur në tryezën e madhe të atyre që ndjekin nga afër zhvillimet e historisë. Në fakt, ende nuk jemi ulur, por karrigia e jonë është e rezervuar.”Leonardo foli edhe për dy yjet e skuadrës Neymar dhe Mbappe, të cilët janë në kontratë deri në qershor të 2022 dhe po synohet rinovimi. Braziliani u shpreh se nuk do t’u lutet lojtarëve për të qëndruar, por tha se është optimist për të dy rastet.