LIVE protesta e opozitës para parlamentit

21 Shkurt 2019, 10:59

Ka nisur protesta e opozitës para parlamentit të Shqipërisë. Forca të shumta policie kanë rrethuar Parlamentin për të garantuar sigurinë e godinës, e cila në mbrëmje u rrethua edhe me tela me gjemba pas sinjaleve se mund të ketë tentativa që persona me precedentë të jenë në protestë dhe të hyjnë brenda sallës së seancave plenare.

Nga selia e PD-së, Basha tha se do të rrethohet Parlamenti ndërsa shumë shpejt sipas tij do të vijë edhe rrëzimi i kryeministrit Rama.

Ndryshe nga protesta e së shtunës para kryeministrisë, këtë radhë, opozita e ka organizuar protestën duke mbajtur fjalime të deputetëve, dhe nga radhët e qytetarëve.

Froca policie ka edhe tek kryeministria, ndërsa edhe kryesia e Kuvendit është rrethuar me tela me gjëmba. Pati sinjale se një grup tjetër protestuesish, udhëhequr nga ish-deputeti i PD-së, Ndriçim Babasi, do të mblidhen tek kryeministria.

Në kuvend, nuk ka asnjë deputetë të mazhoraancës pas vendimit urgjent të marrë dje nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi për të anuluar seancën plenare të së enjtes.