LIVE tensione te protesta e opozitës para parlamentit

21 Mars 2019, 10:56 | Përditesimi i fundit: 2019-03-21 11:16:47

Tension në protestën e gjashtë të protestës së opozitës joparlamentare kundër qeverisë Rama. Disa tentativa të protestuesve për të çarë kordonin e policisë vendosur para Kuvendit të Shqipërisë, brenda të cilit ndodhen në seancë plenare deputetët e mazhorancës dhe tre të rinjtë që u betuan sot.

Protesta udhëhiqet nga ish-deputetë të PD-së dhe kryeatarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pasi lideri demokrat Lulzim Basha prej ditës së djeshme ndodhet në Bruksel. Përplasjet nisën që në nisje të tubimit, me ish-deputetin Klevis Balliu që bashkë me banorët e zonës së "Astirit" që kundërshtojnë projektin e Unazës së Re, tentuan të çajnë kordonin e policisë tek ministria e Brendshme.