Lleshaj 90 minuta në prefekturën e Vlorës me dy kryepolicët

18 Prill 2019, 20:19 | Përditesimi i fundit: 2019-04-18 22:01:10

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe kryepolici i Vlorës për 90 minuta mbajtën një takim në Prefekturën e qytetit bregdetar, me drejtuesin Flamur Mamaj.

Në fokus të takimit të mbajtur pa praninë e mediave këtë pasdite, mësohet të ketë qenë situata e rendit dhe masat e marra për të parandaluar dhe goditur krimin.